Stresi flet për të dashurën e vet, jep përgjigje përfundimtare

Pavarësisht se është një prej personazheve më të ndjekur në Shqipëri, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi në botën e muzikës, përpiqet që të ruaj sekret lidhjet e tij.

ShowBiz

14/12/2017 23:54

Nuk janë të paktë ata që e ndjekin, e shumë pak prej tyre nuk e dinë për lidhjen mes Stresit me Keisi Buzhanin, por sërish reperi shqiptar përpiqet që të ruajë intimitetin e lidhjes.

I ngacmuar për këtë lidhje në Pop Culture, Stresi është kujdesur ta mbyllë këtë temë pa dhënë detaje të tepërta.

“Është një intimitet shumë i madh për mua. Nuk parapëlqej të flas shumë tepër. Është diçka shumë private. Doli pa dëshirën time”, u shpreh Stresi.

Ndryshe, reperi ka paralajmëruar projekte të reja muzikore gjatë vitit të ardhshëm.