Stresi e zvogëlon prodhimin e spermatozoideve

Studimi i shkencëtarëve italianë zbulon se ekspozimi më i madh ndaj stresit afatgjatë dhe afatshkurtër lidhet me zvogëlimin e prodhimit të spermatozoideve.

Lifestyle

16/07/2014 19:44

Meshkujt të cilët kanë qenë më së shumti të ekspozuar ndaj stresit e kanë pasur numrin më të madh të spermatozoideve të deformuara, ose që kanë lëvizur më ngadalë, ndërsa ky zbulim është publikuar në revistën shkencore ‘Fertility and Sterility’.

Studiuesit na Spitali Evropian në Romë i kanë analizuar të dhënat e mbledhura nga 94 meshkuj, të përfshirë në procedurën e fertilizimit, të ndihmuar nga mjekësia dhe 85 meshkuj, të cilët nuk kanë pasur probleme me fertilitetin.

Sipas ekspertëve, zbulimet e reja tregojnë për nevojën e shqyrtimit të faktorëve shoqërorë dhe psikologjikë me rastin e konstatimit të shkaktarëve të sterilitetit gjatë procedurave të fertilizimit të ndihmuar nga mjekësia.