Stresi dedikim emocionues për shokun e ndjerë (Foto)

Jetnis Dollapi ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një aksidenti me motor.

ShowBiz

15/08/2016 08:34

I riu nga Shqipëria ishte mik i ngushtë i reperit Stresi si dhe shumë artistëve të tjerë, shkruan GazetaExpress.

Stresi përmes rrjeteve sociale i ka bërë një dedikim Jetnisit, i cili për publikun u bë i njohur pas sherrit me Noizyn.

Fatkeqesite tregojne kush ishin e kush jan shok te vertet.  Mos ec pas meje, une s’udheheq dot. Mos ec para meje, se mbase s’te ndjek. Ec prane meje lok me thoshte e mos ta nin o skeme fjalet e fundit qe kam nda me ty para 3 vitesh e qe ate dite e deri sot qe u fute ne dhe ste pashe mo . I perjetshem qofte kujtimi jot shoku jone dot kujtoj sa ta kem jeten . Me rrespekt Shoku Jot I Ngushte Arkimed Lushaj”, ka shkruar reperi.

Ndryshe Jetnisi është vëllai i Adonis Dollapi, i njohur në publik si Lazy.