Stresi arrestohet për drogë, Dafina Zeqiri e promovon në Instagram

Dy ditë më parë, reperi Stresi është arrestuar me akuzën për trafik droge dhe krime kundër personit.

ShowBiz

19/10/2018 17:50

Stresi shumë herë është paraqitur publikisht me lëndë narkotike në rrjete sociale, ani pse kishte marrë kritika vazhdimisht nga ndjekësit, shkruan lajmi.net.

Së fundi, veprimin e njëjtë me të e bëri këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila publikoi në Instagram publikoi një fotografi me joint në duar.

Këngëtarja nuk e kishte problem të veprojë në këtë mënyrë edhe pse në llogarinë e saj zyrtare në Instagram ka afro 1 milion ndjekës, e prej tyre një numër i madh janë të mitur.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Dafina Zeqiri është “Kurgjo nuk kallxojna”. /Lajmi.net/