Strategjitë më të çuditshme të 10 shteteve për të nxitur marrëdhëniet seksuale tek çiftet – Lajmi.net
Strategjitë më të çuditshme të 10 shteteve për të nxitur marrëdhëniet seksuale tek çiftet
Autori: Lajmi.net LifestyleLoveSex 14:31, 18 December 2017
Njerëzit po bëjnë gjithnjë e më pak seks dhe tashmë ky është një fakt !

Nuk bëhet fjalë për ndonjë grup të veçantë të shoqërisë apo për njerëzit që i përkasin grupmoshës së tretë, por për popullsinë aktive 18-45 dhe për shtetet e botës së parë, ato të zhvilluarat.

Janë të shumte faktorë që ndikojnë në jetën seksuale të çifteve, por shtetet e mëposhtme do të bënin gjithçka është e mundur vetëm për të minimizuar efektet e padëshiruara të këtij trendi në rritje. Shteti italian, “propagandon” familjet e mëdha me sloganin që u drejtohet grave “ Bukuria nuk njeh moshë, fertiliteti po” ndërsa në Spanjë janë ngritur komisione të veçanta të angazhuara për të ndryshuar trendin.

Shumë shtete kanë propozuar idenë e shpërblimeve në para për të inkurajuar çiftet që të kenë fëmijë, por këto plane nuk janë materializuar në të gjitha vendet. “”Jini të përgjegjshëm, mos e përdorni kondomin sonte” është një tjetër slogan i përdorur për të nxitur marrëdhëniet intime tek çiftet me qëllim lënien e pasardhësve e jo vetëm si një akt fizik.

Spanja, Italia, Danimarka po përballen me një situatë kritike pasi shkalla e lindshmërisë sa vjen e ulet ndërkohë popullsia është drejt plakjes, transmeton The Independent.

Në Rusi, 12 shtatori prej vitit 20017 është dita zyrtare e ngjizjes, një festë kombëtare për të inkurajuar çiftet e reja të zgjeronin familjet dhe gratë që lindnin nëntë muaj më vonë shpërbleheshin me një frigorifer.

Një qasje novatore për problemin u propozua në Japoni, ku një grup studentësh prezantuan Yotaro në vitin 2010, një robot i projektuar për t’u dhënë çifteve një raport të imtësishëm rreth prindërimit dhe hapave që do të kalonin nëse sillnin në jetë një fëmijë. Është ritmi i jetës, ndryshimi i rolit të gruas në shoqëri, faktorë të tjerë ekonomikë e socialë që ndikojnë në këtë fenomen, por efeketet negative të këtij trendi gjithnjë e në rritje do të jenë të pakthyeshme pas disa dekadash.

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Urban Basketball
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bubble Trouble