Strategjia Anti-Portugali

Shqipëria do t’i përdorë kundërsulmet si armë kryesore në përballjen me Portugalinë. Të paktën në stërvitjet e Kombëtares i është kushtuar rëndësi kësaj forme të lojës.

Sport

07/09/2015 12:01

Në stërvitjen e djeshme Gianni De Biasi, i kishte ndarë lojtarët në dy grupe me ata që do të luanin në 11 startuese dhe ata që i ka në dispozicion, për t’a zhvilluar një ndeshje provuese. Përgjatë 20 minutave të lojës De Biassi i kishte kushtuar rëndësi presionit nga krahët duke kërkuar shpesh që të përsëriteshin aksionet në mënyrë që lojtarët t’i fiksonin mirë skemat, transmeton Panorama Sport.

Një tjetër argument se loja e Shqipërisë do të bazohet në kundërsulme janë edhe udhëzimet e kapitenit Lorik Cana gjatë stërvitjeve. Cana u ka thënë bashkëlojtarëve se duhet bërë presion dhe pas marrjes së topit të zhvillohen aksionet nga e djathta ku luan Shkëlzen Gashi.

“Duhet të bëjmë presion dhe ta kalojmë topin nga e djathta, sepse andej mund të gjejmë më shumë hapësira”, ka thënë kapiteni gjatë stërvitjeve.