Strakosha tregohet i madh, ja çfarë ka bërë pas ndeshjes me Salzburgun

Thomas Strakosha ka pranuar se ndihet fajtor për disfatën e thellë të ekipit të Lazios nga Salzburg në Europa League.

Sport

13/04/2018 09:56

Thomas Strakosha ka pranuar fajin e tij në humbjen e Lazios nga Salzburg me rezultat 4:1 që u përcoll me eliminimin e skuadrës së tij nga Europa League.

Portieri shqiptar ka pranuar se ndihet fajtor për disfatën e thellë të ekipit.

“Djelmoshat i kanë bërë të gjitha mirë, unë kam gabuar te goli i dytë dhe kjo ndikoi tek ajo që ndodhi më pas, Më vjën keq, nuk e meritonim, nuk e meritoi Lazio”, u shpreh Strakosha për “Lazio Style Channel”, përcjell “lajmi.net”.

“Derbi me Romën të dielën? Ata janë shumë të motivuar pas kualifikimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë në Kampionat”, theksoi ai. /Lajmi.net/