Strakosha nënshkruan me klubin e madh evropian

Thomas Strakosha është i gatshëm ta konfirmojë të ardhmen e tij.

Merkato

20/05/2017 11:34

Thomas Strakosha do të mbetet në Lazio.

Sipas Gazzetta Dello Sport, drejtuesit e Lazios dhe portieri kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës, e cila skadon në fundin e këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Strakosha do të vazhdojë të qëndrojë në kryeqytetin italian edhe për pesë vitet e ardhshme, ku paga e tij do të dyfishohet. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6