Strakosha me lajm fantastik për tifozët e Lazios

“Il Messaggero” shkruan se nëse Strakosha vazhdon me të tilla ritme, Lazio ka të garantuar portën edhe për 10 vitet e ardhme.

Sport

17/01/2018 12:30

Gazeta Italiane “Il Messaggero” i ka kushtuar një artikull të veçante, gardianit kuqezi, Thomas Strakosha, që prej kohësh është konfirmuar si titullar absolut në portën e Lazios.

Në moshën 21-vjeçare ai debutoi me fanellën bardhekaltër në sfidën ndaj Milanit.

Pavarësisht se lazialët u mundën, paraqitja e tij u vlerësua maksimalisht. Forma e Strakoshës ka bërë që lënia jashtë e Marcchetit të mos ndihet nga askush. Strakosha, pavarësisht moshës fare të re shfaqet si një portier me shumë eksperiencë.

“Il Messaggero” shkruan se nëse Strakosha vazhdon me të tilla ritme, Lazio ka të garantuar portën edhe për 10 vitet e ardhme, transmeton “Supersport.al”.

21-vjeçari dita-ditës po konfirmohet si një talent që të ardhmen e ka të garantuar. Nëse Lazio deri më tani ka arritur të renditet në zonën Champions, pa disukutim që meritë ka dhe Strakosha, i cili me pritjet e tij u ka dhënë bardhekaltërve 12 pikë.

Thomas Strakosha është lideri i portës së Lazios dhe të gjitha duartrokitjet shkojnë për të.