Strakosha – Juventus, lajmi i fundit nga Italia

Kreu i stafit mjekësor te skuadra e Lazios, Fabio Rodia ka dhënë një lajm të mirë për portierin Thomas Strakosha.

Sport

07/10/2017 12:08

Thomas Strakosha mund të rikuperohet me kohë në portën e Lazios për ndeshjen e ardhshme kundër Juventusit.

Kreu i stafit mjekësor te skuadra e Lazios, Fabio Rodia ka njoftuar se portieri shqiptar është kthyer në Formello për të sanuar lëndimin dhe rikthyer në ekip për duelin me kampionin nga Serie A.

“Për Strakoshën bëhet fjalë për një problem muskulor, nuk jemi të brengosur”, deklaroi Rodia për “Lazio Style Channel”, përcjell “lajmi.net”.

“Mendoj se gjatë javës së ardhshme do të jetë pjesë e ekipit”, u shpreh ai. /Lajmi.net/