Strakosha drejt transferimit në Liverpool

Thomas Strakosha ka zgjuar interesim nga skuadra e Liverpoolit.

Sport

22/06/2018 11:37

Thomas Strakosha mund të largohet nga Lazio duke u transferuar në Premierligë.

Portieri shqiptar ka zgjuar interesim nga skuadra e Liverpoolit.

Portali italian “Calciomercato” raporton se reprezentuesi shqiptar është objektiv i ri i ekipit të “Reds”, pas dështimit për blerjen e portierit të Romës, Alisson Becker, përcjell “lajmi.net”.

Strakosha ka shkëlqyer me paraqitjet e tij te Lazio, në sezonin e fundit. /Lajmi.net/