‘Stoqet’ e opozitës me parulla (Foto)

Këto parulla me të cilat kundërshtohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, do të jenë përsëri temat kryesore të kundërshtimit opozitar.

Lajme

14/05/2016 13:11

Kur kanë mbetur pak më shumë se një orë deri te fillimi i protestës së partive opozitare AAK e NISMA, organizatorët kanë sjellë në sheshin “Skënderbeu” parullat të cilat do të barten gjatë protestës.

Protesta duket se do të fokusohet edhe në  gjendjen ekonomike në vend, raporton kallxo.com.

Në protestë, AAK dhe NISMA do të kërkojnë nga qeveria tërheqjen e marrëveshjes me Serbinë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin e kufirit.

Kjo është protesta e parë e cila mbahet pas ndarjes së bllokut opozitar, meqë Vetëvendosje është larguar nga blloku opozitar dhe nuk e ka mbështetur protestën e sotme.

5 4 3 2 1