Futbollisti i njohur refuzon Barcelonën, zgjedh Guardiolën (FOTO)

Mbrojtësi i Evertonit, John Stones ka refuzuar mundësinë e transferimit në Barcelonë sepse dëshiron të luajë për Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Sport

10/06/2016 12:18

John Stones ka refuzuar mundësinë e transferimit në Barcelonë sepse dëshiron të luajë për Manchester Cityn e Pep Guardiolës.

Mbrojtësi i Evertonit kërkohet nga gjiganti katalan, por ai është i vendosur që të mbetet në Premierligë.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, përfaqësuesit e reprezentuesit anglez kanë njoftuar gjigantin katalan se Stones dëshiron të mbetet në futbollin anglez, përcjell “Lajmi.net”.

Ai është i gatshëm të bëhet përforcimi i dytë i Pep Guardiolës në Manchester City pas mesfushorit Ilkay Gundogan.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.