Stoltenberg reagon për dhunën në Maqedoni, bën thirrje për dialog

Edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar pas ngjarjes së dhunshme në Maqedoni.

Bota

28/04/2017 14:54

Ai përmes rrjeti të tij social Tëitter, është shprehur i tronditur nga dhuna në Parlamentin e Maqedonisë dhe iu bëri thirrje të gjitha palëve që të bëhen pjesë e dialogut.

“Të gjitha palët duhet të respektojnë procesin demokratik dhe të angazhohen në  dialog, e jo dhunë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/