Stoltenberg: NATO do t’i bashkohet koalicionit anti-ISIS

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se vendet anëtare të aleancës do të pajtohen sot për pjesëmarrjen e NATO-s në koalicionin ndërkombëtar kundër grupit militant Shteti Islamik (ISIS).

Bota

25/05/2017 10:42

“Kjo do të dërgojë mesazh të fuqishëm politik për angazhimin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit”, tha Stoltenberg përpara një takimi të liderëve të aleancës, sot në Bruksel.

Ai tha se marrëveshja nuk do të përfshijë plane të aleancës për t’u përfshirë në operacione luftarake.

Vendet anëtare të NATO-s tashmë janë të angazhuara individualisht në koalicionin që lufton Shtetin Islamik në Irak dhe Siri.