Stoltenberg, NATO do ta ndihmojë Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se Aleanca është shumë e shqetësuar lidhur me sulmet që po bëhen në Ukrainë.

Bota

06/10/2014 18:42

Në Varshavë, gjatë takimit të tij të parë pas marrjes së udhëheqjes së NATO-s, Stoltenberg ka thënë se Rusia duhet të përdorë ndikimin e saj për të detyruar separatistët pro-rusë që të ndalin sulmet në Ukrainën lindore.

Stoltenberg ka thënë se NATO do të mbështesë dhe ndihmojë Ukrainën si një shtet “demokratik, të pavarur dhe me orientim perëndimor”.

Ai është betuar se prezenca e Aleancës do të vazhdojë të qëndrojë në shumë pjesë të Lindjes në Evropë.