Stoltenberg: Mbrojtja e Evropës nuk duhet të forcohet në dëm të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me formimin e ushtrisë evropiane.

Lajme

13/11/2018 23:23

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi, në mesin e debatit për formimin e një “ushtrie evropiane”, kundër çdo fortifikimi të mundshëm të mbrojtjes së Evropës në dëm të Aleancës Atlantike.

“I përgëzoj përpjekjet e zgjeruara të Bashkimit Evropian në aspektin e mbrojtjes pasi është gjë e mirë nëse aleatët evropianë kanë më shumë kapacitet, nëse punojnë më ngushtë së bashku”, deklaroi norvegjezi gjatë Forumit të Industrisë së NATO-s në Berlin, shkruan ATSH.

“Ajo që ne nuk mirëpresim është që BE-ja të nisë të zhvillojë struktura të dyfishta”, paralajmëroi drejtuesi i NATO-s.