Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak – Lajmi.net
Stoltenberg kërkon zgjerimin e misionit të NATO-s në Irak
Autori: Lajmi.net BotaLajme 14:56, 13 February 2018
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleanca ushtarake është e gatshme të zgjerojë misionin trajnues në Irak.

Stoltenberg tha se pret që ministrat e Mbrojtjes të NATO-s të pajtohen rreth planifikimit të një misioni më të madh në Irak, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 14 dhe 15 shkurt.

“Vitet e përvojës në Afganistan na kanë mësuar se forcimi i trupave lokale është një nga mjetet tona më të mira në luftën kundër terrorizmit”, tha shefi i NATO-s në një konferencë për media në Bruksel.

Misioni trajnues i NATO-s në Irak është themeluar në vitin 2004 për ta ndihmuar këtë vend në krijimin e forcave efektive të sigurisë.

Misioni ka trajnuar mbi 5,000 pjesëtarë të stafit ushtarak të Irakut dhe 10,000 policë./REL

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO