Stoltenberg arsyeton shkeljen e hapësirës ajrore greke nga ana e Turqisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, beson se shkelja e hapësirës ajrore mes Turqisë dhe Greqisë nuk është i njëjtë me rastin e aeroplanit rus, pasi sipas tij futja e aeroplanëve luftarak turk në hapësirën ajrore të Greqisë nuk përbën ndonjë incident specifik.

Bota

03/12/2015 18:09

Stoltenberg ka arsyetuar rrëzimin e aeroplanit rus “Su-24”, duke thënë se Turqia ka të drejtë të mbrojë kufijtë e saj, transmeton lajmi.net.

I pyetur nga gazetarët rreth shkeljes së hapësirës ajrore të Greqisë nga ana e Turqisë, që ka zgjatur më shumë se 17 sekonda (periudhë kohore e njëjtë me atë të aeroplanit rus në hapësirën ajrore turke), ai është përgjigjur duke thënë se “këto janë dy gjëra të ndryshme”. (lajmi.net)