Stoltenberg: Duhet zgjidhje politike për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Serbi, ka thënë edhe një herë se mbështet fuqishëm dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Lajme

07/10/2018 12:12

Në një intervistë për televizionin “Pink”,  Stoltenberg tha se NATO ka marrëdhënie të mira me Serbinë dhe se respekton vendimin e tyre për tu mos bashkuar me Aleancën.

“Mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe të gjitha përpjekjet që do të dërgonin në uljen e tensioneve. Kemi nevojë për një zgjidhje politike”, ka thënë ai.

Stoltenberg po ashtu tha se edhe Alenca e Atlantikut të Veriut e monitoron dialogun e udhëhequr nga Brukseli dhe se do të mbështesë në vazhdimësi këtë proces./Lajmi.net/