Stoke 0-4 Chelsea, notë e dobët për Shaqirin (FOTO)

Chelsea ka shënuar fitore më të lehtë se sa është pritur në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë të Premierligës.

Sport

23/09/2017 18:31

Kampionët e Premierligës në udhëtim kanë mposhtur me rezultat të thellë Stoke Cityn e Xherdan Shaqirit.

Në këtë fitore të skuadrës së Antonio Contes, shkëlqeu sulmuesi Alvaro Morata, me tre gola të shënuara.

Pjesë e listës së realizatorëve u bë edhe Pedro Rodriguez.

Shaqiri në këtë ndeshje u paraqit për 90 minuta, teksa në minutën e 49’ u ndëshkua me karton të verdhë.

WhoScored paraqitjen e Shaqirit ndaj Chelsea, e ka vlerësuar me notën 6.4./Lajmi.net/