Stojanoviq: Thaçi ka për qëllim organizimin e referendumit për bashkimin me Shqipërinë

“Qëllimi i Hashim Thaçit që të organizojë referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë ka për qëllim të bëjë presion ndaj Serbisë”.

Lajme

30/09/2016 14:28

Këtë e ka thënë ish shefi i Agjencisë ushtarake serbe të Sigurisë, Momir Stojanoviq, duke shtuar se një deklaratë e tillë e presidentit të Kosovës është pasojë e mbajtjes së referendumin në Republikën Serbe të Bosnjës.

Stojanoviq vlerëson se popujt ballkanik dhe shtetet ballkanike aspak nuk ndikojnë në të ardhmen e tyre, sepse, siç thotë ai, qysh moti do të kishte paqe në Ballkan, transmeton lajmi.net.

“Shikuar në përgjithësi, paralajmërimi që Kosova do të shpall referendum për bashkim me Shqipërinë flet për atë se dikush shqiptarë në Kosovë, për shkak të mbajtjes së referendumit në Republikën Serbe, ju ka rekomanduar dhe ju ka thënë që ta inicojnë këtë çështje. Kjo është vetëm njëra nga cështjet me të cilat i bëhet presion shtesë Serbisë dhe Republikës Serbe”, vlerëson Stojanoviq.

Ai thekson se një paralajmërim i tillë ka për qëllim presion shtesë ndaj Serbisë, respektivisht është qëllim që Beogradi dhe Banjalluka te disiplinohen dhe t’ju thuhet atyre se gjithçka mund të ndodh.

Momir Stojanoviq

“Ky mund të mos jetë qëllim i shqiptarëve të Kosovës – ky është qëllim i atyre që luajnë me paqen dhe stabilitetit në Ballkan. Para se gjithash në pyetje janë SHBA-të dhe disa vende të BE-së të cilat vendosim për hapat e shumë vendeve në Ballkan”, ka thënë Stojanoviq. /Lajmi.net/