Stojanoviq “arsyetohet”, i quan “momente populiste” deklaratat kundër Kosovës

Kur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i referohej Kosovës si “Metohi” dhe “Djep i Serbisë”, përveç ovacioneve të turmës kjo shoqërohej edhe me duartrokitje të zyrtarëve serbë që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës.

Lajme

16/01/2015 08:46

I rrëmbyer nga fryma nacionaliste dhe deklaratat kundër pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, nuk u përmbajt as zëvendësministri nga Lista Serbe, Branimir Stojanoviq, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë përurimit të shtatores së Mbretit Milutin në Graçanicë ai tha se “ky është busti i parë në territorin e Serbisë”.

Por një ditë pas këtyre qëndrimeve, i dyti i ekzekutivit, e ka quajtur fatkeqësi theksin që ju vë deklaratave të serbëve. Stojanoviq, qëndrimet e shprehura të enjten i ka quajtur “momente populiste”.

“Është fatëkeqësi e madhe që të gjitha mediat vunë theksin tek ‘monetet populiste’, e nuk iu dha rëndësi deklaratave të Vuçiqit për zhvillim ekonomik dhe paqe me shqiptarët”.

Stojanoviq nuk ka treguar nëse ai dhe ministrat e tjerë serbë që e shoqëruan kryeministrin e Serbisë, e bënë këtë me pëlqimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.