Stoichkov: Barcelona – Real 1:0, me një penallti inekzistente

Ish sulmuesi i Barcelonës, Hristo Stoichkov ka thënë se shpreson që gjiganti katalan të mposhtë Real Madridin në El Clasico me rezultat 1:0, me një penallti inekzistente.

Sport

18/03/2015 11:40

Edhe pse Barcelona ndeshet sonte me Manchester Cityn në duelin e vlefshëm për kualifikim në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, të gjithë e kanë mendjen tek El Clasico i së dielës me Real Madridin.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Hristo Stoichkov ka thënë se shpreson që gjiganti katalan të mposhtë Real Madridin në El Clasico me rezultat 1:0, me një penallti inekzistente.

“Për mua mjafton një fitore 1:0 me një penallti inekzistente. Me rëndësi janë tri pikët”, deklaroi Stoichkov për mediat spanjolle.

“Në rast se e fiton takimin, Barcelona do të jetë kampion i La Ligës”, u shpreh ai.