Stine ka grushtuar edhe Stresin, ai shoqërohet në polici

Grushtat janë shpërndarë edhe tek të tjerët, përveç Florit.

ShowBiz

06/12/2015 01:17

Mësohet se Stine ka grushtuar edhe reperin Stresi jashtë Pallatit të Kongreseve, gjatë zënkës me Flori Mumajesin.

Stresi ka ndërhyrë për t’i ndarë ata ndërsa edhe vetë e ka pësuar, por syri.net mëson se reperi nuk i është përgjigjur grushtave të Stines.

Gjithashtu mësohet se Stine është marrë nga policia dhe do të akuzohet për dhunë./lajmi.net