Stiller ka ngrënë ‘peshkaqen të kalbur’

Filmi i fundit i Ben Stiller quhet “Ëndrrat sekrete të Walter Mitty” dhe është xhiruar pothuajse tërësisht në Islandë. Gjatë xhirimeve, aktori 48 vjeçar ka mbetur i habitur nga zakonet e ushqimit të popullatës lokale. “E kam pëlqyer këtë eksperiencë. Jam zhytura në pishinat vullkanike dhe kam ecur nëpër akullnaja të jashtëzakonshme. Edhe ushtrimi ishte…

ShowBiz

21/12/2013 07:00

Filmi i fundit i Ben Stiller quhet “Ëndrrat sekrete të Walter Mitty” dhe është xhiruar pothuajse tërësisht në Islandë. Gjatë xhirimeve, aktori 48 vjeçar ka mbetur i habitur nga zakonet e ushqimit të popullatës lokale.

“E kam pëlqyer këtë eksperiencë. Jam zhytura në pishinat vullkanike dhe kam ecur nëpër akullnaja të jashtëzakonshme. Edhe ushtrimi ishte i mrekullueshëm”, deklaroi aktori komik në një intervistë për revistën angleze ‘ShortList’.

“E kemi ngrënë një pjatë të quajtur ‘peshkaqeni i qelbur’. Bëhet fjalë për një recetë të vjetër Vikinge. E hedhin një peshkaqen në një gropë, urinohet mbi të, ndërsa mbulohet për gjashtë muaj dhe në fund e rimëkëmbin dhe e hanë të gjithë së bashku”, vazhdoi Stiller.

Aktori dhe regjisori ndër të tjera ka treguar se ëndërron shpesh me sy të hapur dhe se kur të jetë larg kinematografisë, e imagjinon të jetë protagonist i një filmi të jetës së tij private.