Stili Viktorian

Nëse dëshironi të ktheheni në kohën e elegancës dhe bukurisë, atëherë kthehuni në kohën Viktoriane.

Fun

04/02/2018 15:00

 

Inspirimi i kohës Viktoriane rrjedh nga stili i mobiljeve të Mbretëreshës Elizabetë, Grekëve klasikë, dhe traditës së Gjorgjisë. Ky lloj dizajni kishte filluar në atë kohë vetëm për të pasurit dhe mbretërinë, po pas revolucionit industrial ky stil u mundësua edhe për klasë të mesme. Ky transformim i shtëpisë në këtë kohë bëhet përmes skemave tradicionale Viktoriane, ngjyrave dhe mobiljeve Viktoriane transmeton Femrasot.com
Mobiljet

Zgjidhni mobilje si tavolina dhe karrige me përfundim druri të thellë. Mobilje të vjetra tradicionale të drurit me dekorime Viktoriane. Veni disa detaje si mbuloja të mëdha dhe dantalle mbi tavolina, pëlhura të qëndisura, dhe perde nga materiali velvet. Po ashtu veni ndonjë vazo me fund porcelani, ose dekorime të ndryshme porcelani.

Perdet

Perdorni perde mëndafshi me ngjyra të kuqe të mbyllta, ose nga materiali velvet duke krijuar rrudha në material dhe në mes të perdes shtërngoni ato me një kurdel ose litar të vizlluar me dekorime. Po ashtu ju mund të përdorni edhe perde me lule të ndryshme sipas dëshirës.

Dekorimi i mureve

Në skajet e mureve veni korniza viktoriane. Përdorni tapeta me ngjyrë të kuqe të mbyllur dhe të gjelbërt të mbyllur, pembe të myllor ose me lule të stampuara. Mundësia tjetër është që të përdorni vetëm ngjyrë të kuqe të mbylltë, pembe të mylltë apo të gjelbërt të mbyllët. Po ashtu ju mund të përdorni edhe tapeta me lule sipas dëshirës.

Zbukurimet

Vazhdoni ta dekoroni dhomën me zbukurime si piktura në mure me korniza druri ose me ngjyrë ari. Pikturat që më së shumti janë përdorur në atë kohë kanë qenë pikturat e fëmijëve, familjeve, dhe mbretërisë. Veni disa mbajtëse qirinjësh në tavolinë ose llampa kristali për efekt më të mirë.

Dyshemeja

Përdorni drurin si dhysheme. Ju mund të veni edhe tepih të madh të stilit Wilton i cili ishte i preferuar në atë kohë. Po ashtu qilima oriental ishin të preferuarit e mbretëreshës Elizabetë.