Stili i sotëm i flokëve, mund të shkaktojë rënien e tyre nesër

Femrat duhet të kenë kujdes me stilin e tyre të flokëve, sepse mbajtja e tyre shumë të tërhequra mund të shkaktojë rënien.

Lifestyle

30/04/2016 00:10

Sipas studiuesve stili i mbajtjes së flokëve ndikon në 1 nga 3 gra të cilat i kanë humbur flokët e tyre, përcjell lajmi.net

Flokët janë detaji thuajse më i rëndësishëm tek dukja e një femre dhe shpesh një stil ose tjetër ndikon pozitivisht në vetëbesimin e tyre ose diçka të ngjashme, por një i tillë mund të jetë edhe i rrezikshëm për flokun.

Studimet kanë gjetur se femrat të cilat i mbajnë flokët e tyre shumë të tërhequra kanë rrezik më të madh të humbjes së tyre.

Andaj, kujdes me stilin e flokëve që e aplikoni sepse mund të jetë i rrezikshëm për shëndetin e tyre./lajmi.net

981de32dfce9dc537c4aaab4b46bc935