Stili i Bayernit, jo i Guardiolës

Pep Guardiola ka lavdëruar futbollistët e tij të Bayern Munichut pas fitores 3-0 ndaj CSKA Moskës në duelin e tyre të parë në Ligën e Kampionëve të martën. Golat nga David Alaba, Mario Mandzukic dhe Arjen Robben e udhëhoqën gjigantin bavarez drejt fitores dhe trajneri i ri beson se skuadra e tij, dhe jo ai,…

Sport

18/09/2013 09:16

Pep Guardiola ka lavdëruar futbollistët e tij të Bayern Munichut pas fitores 3-0 ndaj CSKA Moskës në duelin e tyre të parë në Ligën e Kampionëve të martën.

Golat nga David Alaba, Mario Mandzukic dhe Arjen Robben e udhëhoqën gjigantin bavarez drejt fitores dhe trajneri i ri beson se skuadra e tij, dhe jo ai, merituan të marrin lëvdata për paraqitjen që bënë.

“Stili me të cilin luajmë është i Bayernit, jo i imi. Unë jam këtu për t’i përkrahur futbollistët e mi dhe jam shum krenar me ta për atë që kanë shfaqur në fushë”, deklaroi Guardiola pas ndeshjes së vlefshme për Grupin D.

“Fitorja në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve nuk është asnjëherë e lehtë. Të gjithë mendojnë se është e lehtë, por nuk është ashtu”, u shpreh ish strategu i Barcelonës.