“Stërvitjet te Milani janë të tmerrshme”

Milan po kalon nëpër një formë aspak të mirë në këtë sezon.

Sport

21/01/2019 15:44

Milan e ka shansin që të luftoj për një vend në Ligën e Kampionëve, gjersa do të përballet sonte me Genona.

Ivan Strinic është ankuar për stërvitjet te skuadra italiane, duke thënë se ato janë të tmerrshme.

“Ne duam të japim përgjigjen tonë tek trajnerët në fushë”, tha Strinic për Milan TV, përcjell lajmi.net.

“Dje kemi pasur një sesion trajnimi të tmerrshëm, por sot ne duam të japim gjithçka dhe të fitojmë. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, sepse Genoa ka cilësi dhe përvojë, por ne jemi Milan.

“Unë ende kam qytetin e Genoas në zemrën time, pasi isha këtu për një vit me Sampdorian dhe isha i lumtur”, ka shtuar më tej lojtari kroat. /Lajmi.net/