Stërvitja multi-milionëshe

Pavarësisht largimit të yjeve në detyra ndërkombëtare, Manchester City prapë ka mjaft blerje luksoze për tu paraqitur në seancën e rëndomtë stërvitore. Shkalla e pasurisë së klubit nga Etihad u vërejt më së miri në bazën e ekipit në Carrington. Derisa një numër i madh i klubeve të Premierligës do të grumbullojnë ‘fantazma’ gjatë pushimit…

Sport

09/10/2013 08:00

Pavarësisht largimit të yjeve në detyra ndërkombëtare, Manchester City prapë ka mjaft blerje luksoze për tu paraqitur në seancën e rëndomtë stërvitore.

Shkalla e pasurisë së klubit nga Etihad u vërejt më së miri në bazën e ekipit në Carrington. Derisa një numër i madh i klubeve të Premierligës do të grumbullojnë ‘fantazma’ gjatë pushimit ndërkombëtar, City ka talentë të jashtëzakonshëm ku vetëm katër prej tyre (të pasqyruar së bashku në fotografinë e bashkëngjitur në këtë shkrim) vlejnë 80 milionë funte.

Fernandinho, i cili i kushtoi Cityt 30 milionë funte gjatë verës, Joleon Lescott, përforcim i ardhur nga Everton më 2009 për 22 milionë funte, Javi Garcia që kushtoi 16 milionë funte, dhe ish mesfushori i Evertonit, Jack Rodwell (12), u fotografuan së bashku duke punuar me top gjatë një seance stërvitore.

Lescott dhe Rodwell nuk u ftuan nga Roy Hodgson në ekipin e Anglisë për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror 2014 kundër Polonisë dhe Malit të Zi. Fernandinho, i cili ka luajtur vetëm pesë herë për Brazilin, mbetet në Angli pasi nuk u inkuadrua në skuadër për miqësoren me Korenë e Jugut.

Spanjolli Garcia i cili erdhi në Etihad Stadium nga Benfica më 2012, mbeti mbrapa për shkak të konkurrencës së fortë në pozitën e tij.