Sterling si Messi

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka lavdëruar talentin e ri Raheem Sterling duke e krahasuar me yllin e Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

13/08/2014 11:56

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka krahasuar talentin e ri Raheem Sterling me Lionel Messin, pas formës së shkëlqyeshme të tij në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri.

Sterling ka zhvilluar disa ndeshje të mira me Reds duke lënë pas vetes dëshpërimin e madh me Kombëtaren e Anglisë në Kampionatin botëror.

Dhe, Rodgers ka thënë se futbollisti ka disa prekje të ngjashme me yllin e Barcelonës dhe Argjentinës, Messi.

“Kur shikoni finalizimin e tij kundër Manchester Cityt në New York, sa herë keni parë Messin duke bërë diçka të tillë? Këmbët e Raheem janë aq të buta dhe përfundimi i tij është i mrekullueshëm. E bukura nga përcjellja e tij është se ai ju ngrit nga ulësja. Kur e pranon topin mendoni ‘çka do të ndodh tani’. Është shumë i mirë”, u shpreh Rodgers.