Steinmeier zyrtarisht në postin e presidentit të Gjermanisë

Ish-shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier, të mërkurën zyrtarisht ka marrë postin e presidentit të vendit.

Bota

22/03/2017 18:02

Steinmeier bëri betimin zyrtar në Parlament, me çka dhe zyrtarisht filloi mandati i tij në funksionin e presidentit, ndërkohë që ceremonia në Bundestagun gjerman u ndoq nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti i deritanishëm Joachim Gauck.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Steinemeier u ndal edhe te marrëdhëniet Gjermani-Turqi, ku u shpreh i lumtur nga ulja e tensioneve, ndërkohë që porositi se duhet tu vihet fund deklaratave të zyrtarëve turq të cilët krahasojnë zhvillimet aktuale me neonazizmin