Steinmeier në Beograd thotë se Serbia nuk e ka kusht njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka deklaruar se askush nuk ka përmendur kushte të reja për Serbinë drejtë integrimit të saj në BE.

Lajme

28/04/2015 13:29

Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, kryediplomati gjerman, Steinmeier, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Gjermania është interesuar që Serbia të jetë pjesë e BE-së.

“Deklaratat se Gjermania ka paraqitur kushte të reja për Serbinë, janë absolutisht të pasakta. Gjermania, sikurse edhe shtetet tjera të BE-së, janë të interesuar që Serbia t’i hapë këtë vit kapitujt të parë për integrim”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net.

Steinmeier ka udhëtuar sot në Beograd, ku ka të caktuar takime me përfaqësues të lartë të shtetit.

Ai gjithashtu ka thënë se qeveria gjermane nuk ka komentuar asnjëherë për njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit, si kusht për anëtarsimin e Serbisë në BE.

“Gjermania dhe partnerët europain presin njomalizim të plotë të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”.

Kreu i diplomacisë gjermane, pas vizitës në Beograd, po sot, do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të vendit.

Ministri Steinmeier do të takohet fillimisht me kryetaren e Kosovës, Atifete Jahjaga, e më pas edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe njëherësh ministrin e Jashtëm, Hashim Thaçi.