Stavileci premton fonde për zhvillim të IT-së

Interneti i Gjërave është një koncept i ri i zhvillimeve teknologjike i cili po ndryshon në mënyrë dramatike mënyrën e të jetuarit dhe të bërit biznes.

Lajme

22/06/2015 16:19

Kjo ishte tema e diskutimit sot në një tryezë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Me këtë rast, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, tregoi se do të formohet fonde për stimulimin e fushës së teknologjisë informative.

“Ekonomia jonë me problem që i ka dhe sektori privat me barrierë që të themi i dalim përpara disa për arsye objektive, disa për arsye subjektive megjithatë unë mendoj se nëpërmjet fondeve të tilla jo vetëm këtij por edhe skemave të tjera fondeve garantuese mekanizmave të tjerë si subvencionimit të normave të interesit lehtësisë së akcesit në kredi të ndryshme. Mendoj që ne duhet ta bëjmë një pako me të cilën stimulohen bizneset. Jo vetëm në fushën e IT-së po edhe në fushat të tjera. Jemi në rrugë të mbarë për ta bërë një gjë të tillë…Janë edhe disa fonde edhe një fond garantues i cili mendohet të bëhet unë e kamë një përvojë shumë të mirë me ministrinë e bujqësisë me një fond garantues që e kemi bërë…Mendoj se me këto forma mund ta stimulojmë zhvillimin e sektorit privat ”, tha Stavileci, raporton Kosovapress.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Procredit Bank ,Ilir Aliu, ka treguar për ndikimin e teknologjisë në sistemin bankarë.

“Ka ndryshuar bankimi definitivisht. Shërbimet bankare elektronike në gjithë botën shihet si mënyra më e shpejt më e lehtë dhe më e sigurt për të marrë informacione mbi produktet , transaksionet e thjeshta bankare dhe për të pasur qasje në para të gatshme….Si rrjedhojë bankat sot e kanë rimodelua dhe vazhdoj në rimodelojnë kanalet e veta të distribimit…Me miliona transaksione ndodhin fare pa qenë prezent nga ajo bankimi klasik që ka qenë që është dashur patjetër të jemi në degë ”, tha Aliu.

Ilir Ibrahimi, zëvendës president i Bordit në Odën Amerikane ka thënë se tashmë të gjitha shërbimet mund të kryhen përmes sistemit online për këtë sipas tij edhe Kosova është duke e zënë hapin.

“Shumicën e shërbimeve qofshin ato fletë pagesa apo pagesa tjera mund të kryhen përmes shërbimeve elektronike gjë që e cila tregon që edhe Kosova po e arrin hapin me pjesën tjetër të botës dhe në shumë aspekte po e kalon në vendet e rajonit “, tha Ibrahimi.

Sistemi i Teknologjisë në Kosovë është shumë i avancuar , madje krahasuar me disa vende të rajonit Kosova është në hap me të gjitha risit që ndodhin në botë. Pajisjet duke filluar nga aparatet telefonike dhe teknologjitë e fundit janë prezent pothuajse në një kohë reale.