Stavileci porosi të rinjve: Perspektiva është tek bujqësia dhe teknologjia informative

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka deklaruar se një shtet i vogël si Kosova është e pamundur që çdo vit të prodhojë dhjetë mijë ekonomistë, juristë dhe studiues të shkencave politike, por fokusi i të gjithëve duhet të jetë në ngritjen e cilësisë në arsim, në mënyrë që studentët të jenë të gatshëm për tregun e punës.

Lajme

23/05/2015 16:52

Ai ka përmendur tri parakushte themelore për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, infrastrukturën, energjinë dhe arsimin e edukimin.

Pasi ka folur për arritjet në infrastrukturë dhe energji, Stavileci ka folur edhe për rëndësinë shumë të madhe të teknologjisë së informacionit në funksion të zhvillimit ekonomik dhe zbutjes së papunësisë. Sipas tij, bujqësia dhe IT-ja janë dy sektorë që mundësojnë krijim më masiv të vendeve të reja të punës.

Këto komente ai i bëri gjatë punimeve të konferencës, shkencore ndërkombëtare “Zhvillimi ekonomik si bazë për krijimin e vendeve të reja të punës”, e cila u mbajt në kolegjin “Pjetër Budi”.

Ndërkohë, studiuesit kanë prezantuar kumtesat e tyre shkencore, në të cilat kanë trajtuar aspekte të ndryshme të lidhura me temën bosht – që nga roli i teknologjisë informative në zhvillim dhe punësim, menaxhimi strategjik i resurseve njerëzore dhe zhvillimi e ngritja e performancës së ndërmarrjeve publike, deri te ndikimi i ligjit në gjenerimin e vendeve të punës.