Stavileci merr pjesë në konferencën e ICTA në Stamboll

Ministri i Zhvillimit Ekonomik(MZHE), Blerand Stavileci, po merr pjesë në Konferencën e 10-të Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimit Elektronik, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, nën organizimin e ICTA ( Information and Communication Technologies Authority).

Lajme

07/05/2015 14:01

Ministri Stavileci, në këtë konferencë ka prezantuar kornizën institucionale dhe ligjore të Kosovës, mundësitë që ofron vendi ynë për zhvillimin e këtij sektori si dhe hapat që kanë ndërmarrë institucionet përkatëse për stimulimin e tij.

Ai gjithashtu paraqiti fakte konkrete për nivelin e lartë të shfrytëzimit të teknologjisë së informacionit në Kosovës, që përbën një parakusht të domosdoshëm për zhvillimin e biznesit të kësaj fushe në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm.

Stavileci ka vlerësuar se konferenca në fjalë mbahet në një moment të rëndësishëm kur Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprime konkrete në promovimin e zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe infrastrukturës së saj, duke e vënë këtë sektor në një prioritet të lartë.

Në këtë kuadër, Ministri Stavileci ka zhvilluar takime me homologë dhe pjesëmarrës tjerë në konferencë me të cilët ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit.

Konferenca e 10-të Ndërkombëtare të Rregullatorëve të Komunikimit Elektronik, mbledh bashkë Ministra të fushës, Rregullatorët Kombëtar të Komunikimeve Elektronike dhe përfaqësues të industrisë së TIK-ut, ku ata mund të diskutojnë për informacionet dhe këmbejnë përvojat në këtë fushë.