Stavileci: Kosova e Re rrit zhvillimin ekonomik dhe hap vende të reja të punës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka thënë se më ndërtimin e projektit Kosova e Re’, Kosova do të ketë përfitime të mëdha.

Lajme

22/03/2017 14:39

Ai gjatë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejt me qytetarët ka thënë se Kosova më këtë projekt do të ketë rritje ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës dhe kushte të mira për investitorët e huaj.

“Rrumbullaksimi i sovranitetit të shtetit është atëherë kur ne do të jemi të pavarur në fushën energjisë t dhe këtë na mundëson Kosova e Re”, tha Stavileci.

“Tri gjerat kryesore që do të sjell ky projekt  është në rrije ekonomike, hapje të vendeve të reja të punës dhe hap dyert për ardhjen e investitorëve të huaj”, ka thënë Stavileci përcjell lajmi.net.

Ai ka treguar se fillimi i ndërtimit të këtij projekti do të nisë në vitin 2018, ndërsa që funksionalizmi i tij do ndodh në vitin 2022. /Lajmi.net/