Stavileci: Dy deputetë të LAA-së e votojnë PAN-in

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ministër në largim i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, thotë se secili deputet që e sheh të arsyeshme zhbllokimin e institucioneve dhe ecjen përpara të vendit, mund të bëjnë lëvizje me anë të votës pro qeverisë Haradinaj.

Lajme

28/07/2017 20:43

Stavileci në “Fakt Plus” në Tribuna Channel, ka konfirmuar se dy deputetë nga blloku LDK-AKR-Alternativa, do të votojnë qeverinë Haradinaj, i cili është i kandiduar për kryeministër.

“Po janë 61, deputetë. Minimumi janë dy deputetë që janë nga blloku LAA”, tha Stavileci.

Tutje Staviceli, shtoi se PDK edhe brenda këtij koalicioni por edhe më herët nuk ka bërë asnjëherë vija të kuqe, për ndonjë parti politike.