Statuti për Trepçën brenda dy jave procedohet në Qeveri

Statuti për gjigantin Trepça, brenda dy jave do të procedohet në Qeveri e më pas edhe në Kuvend për miratim.

Lajme

12/05/2018 11:56

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, pas një takimi që ka zhvilluar me Bordin Drejtues të Trepçës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Haradinaj.

Lluka ka thënë se anëtarët e Bordit të Trepçës informuan për punën e deri tanishëm në hartimin e statutit, transmeton lajmi.net.

“Brenda 2 jave, do ta procedojmë statutin në mbledhje të Qeverisë dhe më pastaj, në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Bordi do të punoj me intenzitet të shtuar deri sa të kemi funksionalizim të plotë të kësaj ndërmarrje!”, ka shkruar Lluka në facebook./Lajmi.net/