Status quo, tollovi, bllokadë në kufirin Serbi-Kroaci

Vazhdon bllokada në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, ndërsa shtohet radha e automjeteve që presin me ditë të kalojnë këtë kufi.

Lajme

25/09/2015 13:01

Radhë e madhe është bërë edhe në zonën neutrale, pasi shoferë të kamionëve nga Serbia janë liruar nga njëra pikë e kontrollit (e Serbisë) dhe tani janë ndaluar nga ajo e Kroacisë.

Siç raporton televizioni serb N1, nga mëngjesi ka filluar që edhe policia kroate t’i lirojë kamionët nga Kroacia, por është pala serbe që i bllokon ata. Kështu që automjete nga të dyja palët kanë mbetur të bllokuara në “Tokën e askujt”, transmeton lajmi.net.

Siç raportojnë mediat serbe, situata në pikën kufitare Batrovci, praktikisht është e pandryshueshme, ndërsa radhët janë të gjata me kilometra të tëra. (lajmi.net)