Statujat spektakulare gjigante që puthin njëra-tjetrën

Tamara Kvesitadze, artisti gjeorgjian, ka projektuar në vitin 2007 dhe ka ndërtuar në vitin 2010 skulpturën e njohur të quajtur "Burri dhe Gruaja", që përfaqëson fillimin dhe fundin e dashurisë.

Fun

04/10/2018 23:39

Statujat prej çeliku janë rreth tetë metra të larta dhe peshojnë shtatë ton, janë të vendosura përgjatë Plazhit të Batumi në Gjeorgji. Ata përfaqësojnë dy të dashuruar, të cilët, falë një mekanizmi, vështrojnë njëri-tjetrin, dhe puthin njëri-tjetrin dhe shkrihen në një copë. Shfaqja paraqitet çdo ditë në orën 19:00 dhe ka një kohëzgjatje prej rreth dhjetë minuta, trasnmeton lajmi.net.

Romani nga i cili u frymëzua artisti ishte “Ali dhe Nino: Një histori dashurie” nga Said Kurban, i vitit 1937.

Protagonistët janë Aliu, një djalë musliman nga Azerbajxhani dhe Nino, një princeshë gjeorgjiane. Për të dy të rinjtë për fat të keq nuk është e mjaftueshme dashuria e madhe që ata provojnë me njëri-tjetrin. Në fakt, ata do të pengohen nga feja, etnia, dhe mbi të gjitha nga lufta, e cila godet shtëpinë e Aliut, duke e larguar përgjithmonë nga të dashurit e tij. /Lajmi.net/