Statuja e Skenderbeut do të vendoset edhe në Hungari

Statuja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skenderbeut do të vendoset edhe në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Lajme

25/07/2017 16:43

Ky lajm  është bërë i ditur në llogarinë zyrtare në Facebook të Ambasadës shqiptare në Hungari.

“Edhe në Budapest do të vendoset statuja e Skenderbeut. Sot Ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, për të parë maketin me përmasa reale. Pas disa ndryshimeve në fizionominë e portretit dhe lejes përfundimtare të Këshillit Bashkiak, statuja do të vendoset në parkun qendror të qytetit, përballë statujës së Janos Huniadit”, thuhet në njoftim.