Statistikë mahnitëse e Donnarummas te Milani

Gianluigi Donnarumma po kalon nëpër një formë të lartë në këtë sezon.

Sport

11/02/2019 10:47

Gianluigi Donnarumma është bërë njëri ndër lojtarët kyç të Milanit në këtë sezon.

Portieri italiania arritur t’i bëjë 150 paraqitje në fanellën e rosonerëve në të gjitha garat, përcjell lajmi.net.

Donnarumma debutoi në vitin 2015 te Milani, duke u bërë njëri ndër portierët më të mirë në Evropë.

Që nga atëherë, portieri italian ka arritur ta mbaj 52 herë portën e paprekur, duke përfshirë gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit.

Donnarumma ka munguar vetëm në 16 ndeshje që nga debutimi i tij në vitin 2015. /Lajmi.net/