Statistikë interesante që ka të bëjë me debutimin e Courtois

Thibaut Courtois mund të debutoj sonte në përballjen që Real Madrid e zhvillon me Gironan, me fillim nga ora 22:15, por duket se belgu ka një problem me debutimet.

Sport

26/08/2018 12:09

26 vjeçarit duket se nuk i ka ecur puna mire me debutimet. Ai ka pësuar gol në secilën ndeshje hapëse në gjashtë vitet e fundit.

Duhet të kthehemi në 25 gushtin e 2011 për të gjetur herën e fundit që Courtois nuk është mposhtur në takimin e parë.

Portieri kaloi në Real Madrid nga Chelsea gjatë kësaj vere dhe ende nuk ka debutuar në fanellën e “Los Blancos”.

Pas 16 ditëve stërvitje me skuadrën, Lopetegui tashmë e sheh të gatshëm belgun dhe sonte mund të jetë ndeshja debutuese për Thibaut Courtois. /Lajmi.net/