Statistikë e pabesueshme e Ronaldos

Teksa ka mbetur vetëm edhe pak kohë para fillimit të ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit, ne po ju tregojmë një statistikë mjaft perfekte të Cristiano Ronaldos në Ligën e Kampionëve. Nga 54 ndeshje të luajtura me fanellën e Los Blancos, ai ka arritur që në këtë garë të shënojë 55 gola.

Sport

04/11/2014 18:15

Cristiano Ronaldo ka luajtur 54 neshje me fanellën e Real Madridit në garën më të madhe europiane për klube, Ligën e Kampionëve.

Por, befasia qëndron këtu. Nga këto 54 ndeshje të zhvilluara me këtë fanellë, ai ka arritur të shënojë plotë 55 gola, duke vërtetuar edhe një herë formën dhe vlerën që ka ai.

Padyshim që Ronaldo është lojtari më i mirë në botë, ndërsa këtë gjë ai është duke e vërtetuar çdo ditë e më shumë, dhe pothuajse në secilën ndeshje.

Ai është një makinë e golave, ndërsa statistikat thonë se ai ka shënuar në këtë sezon më shumë gola në të gjitha garat, sesa e tërë skuadra e Liverpoolit.