Statistikë e “çmendur” nga treshja e sulmit të Liverpool, më produktiv se e gjithë skuadra e Man UTD

Treshja e sulmit të Liverpool, e cila konsiderohet si njëra nga triot më të rrezikshme në sezonet e fundit, ka regjistruar statistika të “çmendura”.

Sport

02/09/2018 09:25

Roberto Firmino, Mohamed Salah e Sadio Mane, që nga sezoni i kaluar kanë shënuar 104 gola në total.

Interesante është fakti që komplet skuadra e Manchester United, rivali i përbetuar, kanë regjistruar po kaq gola.

Liverpool ka nisur sezonin e ri në mënyrë përfekte, për të regjistruar 4 fitore në po aq ndeshje dhe për të grumbulluar totalin e pikëve në Premierligë.

Mane, Firmino e Salah duket se kanë filluar nga aty ku e lanë sezonin e shkuar dhe nuk kanë të ndalur. /Lajmi.net/