Statistikat katastrofale të Wengerit (Foto)

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është në qendër të kritikave pas rezultateve të dobëta të ekipit gjatë këtij sezoni. Shikoni statistikat e tij.

Sport

11/11/2014 17:34

Arsenali ka 12 pikë më pak se lideri i Premierligës Chelsea, pas vetëm 11 xhirosh në Premierligë.

Tifozët e Arsenalit kanë filluar të kritikojnë menaxherin Arsene Wenger për gjendjen në të cilën gjendet ekipi, edhe pse strategu francez vazhdimisht është ankuar se lëndimet e një numri të madh të futbollistëve kanë ndikuar në formën e skuadrës së tij.

Ndërsa, për të dhënë një pasqyre më të detajuar për telashet e Wengerit këtë sezon, është përkujdesur portali “Goal” që ka publikuar ato, e i ka pasqyruar në një fotografi të bashkangjitur në këtë artikull.