Statistikat e tregojnë se Messi është aktualisht më i miri në Evropë

Leo Messi është duke shkëlqyer në këtë sezon.

Sport

17/12/2018 11:50

Leo Messi arriti ta realizoj mbrëmë het-trikun e parë për këtë sezon në fitoren e thellë të Barcelonës ndaj Levantes, 0:5.

Ylli argjentinas po tregon një formë të lartë në këtë sezon, duke arritur t’i lë pas vetes shumë lojtarë të mëdhenj si, Cristiano Ronaldo, Neymar, Kylian Mbappe, Eden Hazard, etj, përcjell “lajmi.net”.

Leo Messi është aktualisht golashënuesi më i mirë në top pesë ligat evropiane, ku ka shënuar tani 14 gola.

Argjentinasi është asistuesit më i mirë, me gjithsej 10, më së shumti pasime për 90 minuta, më së shumit gjuajte të lira të realizuara dhe më shumë driblime për 40 minuta. /Lajmi.net/