Statistikat e Kosovës dhe Ishujve Faroe në pesë ndeshjet e fundit

Kosova do ta luaj ndeshjen e radhës sot, në udhëtim, kundër Ishujve Faroe.

Sport

14/10/2018 10:27

Kjo ndeshje do të jetë e katërta në Ligën e Kombeve, në kuadër të Grupit të tretë, Liga D.

Ndeshja do të zhvillohet në Torshavn, me fillim nga ora 18:00.

Kjo ndeshje e gjen Kosovën në një super formë, e cila nuk di për humbje nën drejtimin e Challandes.

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova regjistron katër fitore dhe një barazim, duke shënuar 10 gola dhe duke pësuar vetëm një herë.

Në anën tjetër, kundërshtari qëndron më keq. Ishujt Faroe regjistrojnë dy humbje, dy fitore dhe një barazim në pesë takimet e fundit, duke shënuar 7 herë dhe duke pësuar 8 herë.

Këto statistika janë nga ndeshjet zyrtare dhe ato miqësore. /Lajmi.net/